Për të disatën, anëtarët e shoqatës së paraplegjikëve kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, ku kërkojnë pagesat e prapambetura të pa paguara. Po ashtu paraplegjikës kanë kërkuar dhe listëpagesat e invaliditetit për periudhën 2005-2010, dhënia e të cilave u mohohet prej vitesh.

Kryetari i shoqatës së paraplegjikëve të Shqipërisë, Sokol Murataj tha se bashkia e Durrësit ende nuk iu ka kthyer një përgjigje, ndërsa shtoi se paratë atyre iu takojnë me ligj. “Bashkia Durrës ende nuk na ka kthyer përgjigje. Pse nuk na i jep paratë që na takojnë me ligj ? E kanë për detyrë, t’u japin personave me aftësi të kufizuar listëpagesat, një vërtetim se i kanë marrë pagesat në vitet 2005-2010, por ata nuk zbatojnë ligjin”, -tha Murataj.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Personat me aftësi të kufizuar thonë se jetojnë në kushte të vështira financiare, dhe se nuk kanë as të ardhura minimale për të jetuar. “Që në 2014 i kemi dorëzuar letrat, por na thonë jo sot, jo mot. Unë kam bërë kërkesë në bashki, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje dhe nuk na kanë pritur”, – tha një prej protestuesve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: