Humbja kundër Vllaznisë ka detyruar trajnerin e Lushnjës, Hysen Dedjan, të paraqesë dorëheqjen te presidenti i klubit i cili është edhe njëkohësisht krytar i bashkisë së këtij qyteti.

Dedja nuk e përtyp dot humbjen që ekipi i tij pësoi në shtëpi nga kundërshtari direkt për të rënë nga kategoria dhe kjo ka bërë që të marrë këtë vendim. Gjithsesi presidenti i Lushnjës, Fatos Tushe, ka vendosur që Dedja të vazhdojë punën me klubin pavarësisht vështirësive të shumta dhe situatës ku ndodhet ekipi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb