Taylor Swift dhe Travis Kelce janë parë së bashku për herë të parë. Dyshja u kapën së bashku pasi Kansas City Chiefs mundi Chicago Bears të dielën, më 24 shtator.
Videoja shënoi paraqitjen e parë të çiftit së bashku që kur u përfol se ishin në një lidhje në fillim të këtij muaji. Lidhja u konfirmua pak ditë më parë nga vëllai i sportistit.
Pavarësisht se u filmuan, sportisti dhe ylli i popit dukej se ishin në humor shumë të mirë teksa përshëndetën fansat teksa largoheshin nga eventi. E megjithëse çifti i përfolur nuk po kapeshin për dore, ata po ecnin shumë pranë njëri-tjetrit.
Swift u pa në një suitë private në stadiumin Arrowhead në Kansas City, Mo, me nënën e yllit të NFL.
Taylor Swift attends Kansas City Chiefs game with Travis Kelce’s mom amid dating rumors https://t.co/qpenR88ctz pic.twitter.com/RwCjofMlVt
— Page Six (@PageSix) September 25, 2023
Këngëtarja fituese e Grammy-t është fotografuar duke duartrokitur sportistin profesionist teksa ka veshur ngjyrat e ekipit të tij. Pasi Kelce shënoi një goditje në çerekun e tretë, këngëtarja festoi me entuziazëm dhe u pa duke brohoritur.
Talk about being at the right place at the right time! Taylor Swift and Travis Kelce leaving Arrowhead together after the game. #Bears #ChiefsKingdom #NFL pic.twitter.com/wrMoDszOme
— Jarrett Payton (@paytonsun) September 25, 2023
Sa i përket marrëdhënieve të tyre të kaluara, Swift së fundmi ishte në lidhje me frontmenin e “The 1975”, Matt Healy. Lidhje e shkurtër veror pasoi fundin e marrëdhënies së saj gjashtëvjeçare me Joe Alwyn. Ndërkohë, Kells pati një romancë pa pushim me modelen Kayla Nicole për pesë vite, e cila përfundoi në maj 2022.
Talk about being at the right place at the right time! Taylor Swift and Travis Kelce leaving Arrowhead together after the game. #Bears #ChiefsKingdom #NFL pic.twitter.com/wrMoDszOme
— Jarrett Payton (@paytonsun) September 25, 2023