Roma ia doli të fitonte 0-1 në Holandë ndaj Vittesses, sfidë kjo e vlefshme për Europa League.  Futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në fushë, duke zhvilluar një  paraqitje në nivel mesatar.

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e lojtarëve, ku futbollisti shqiptar është vlerësuar me 6.5. Në vlerësimin e bërë shkruhet që ai ishte i sigurt në zonën e tij të prapavijës, por vuante shumë mungesën e shpejtësisë.

“Jam i lumtur sepse jam duke luajtur dhe duke ndihmuar ekipin dhe kjo është ajo që dua të bëj. Jemi në një periudhë mjaft positive. Kemi 8 rezultate të mira radhazi dhe kjo është diçka pozitive” – tha Kumbulla menjëherë pas ndeshjes.

Futbollisti nga Malësia e Madhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në këtë fund sezoni, ku do bëjë të pamundurën për t’i dhënë një dorë skuadrës për arritjen e objektivave sezonalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb