Roko Vata po shkëlqen në Skoci, 15-vjeçari ka shfaqur një potencial mbresëlënës me ekipin Sëlltik B, për këtë arsye, trajneri i ekipit të parë i ka bërë një “dhuratë” të bukur duke e afruar me ekipin e parë, të stërvitet me Sëlltik, në vigjilje të sfidës kundër Dandi United, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Skocisë.

Rud
Rud

Për Roko Vata, djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Rudi Vata, ky është një motivim ekstra, një mundësi e shkëlqyer për të bërë një hap gjigand në karrierë.

Roko Vata
Roko Vata

Nuk është vendosur ende nëse trajneri Xhon Kenedi do ta përfshijë në listën finale të lojtarëve për këtë sfidë, për në çdo rast nuk është pak për një 15-vjeçar të stërvitet me ekipin e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb