Vendi i vetëm në Ballkan që do të shënojë rritje të popullsisë në 30 vitet e ardhshme do të jetë Kosova.

Sipas projeksioneve të CIA-s, e cila në fakt ka qenë një prej burimeve për këtë analizë, në Kosovë në vitin 2050 do të ketë 17 për qind më shumë njerëz se sa tani, ose mbi 320 mijë njerëz më shumë.

Mediet serbe, duke dhënë parashikimin e CIA-s pwr Serbinë, raportojnë se atje do të ketë 32 për qind më pak njerëz sesa që ka aktualisht, njofton Express.

Pra, sipas kësaj prognoze demografike, deri në 2050 atje i bie të zhduket një qytet i tërë i madhësisë së Beogradit – e në numra i bie që të ketë 2 milionë serbë më pak.

Ndërkohë rritjen më të madhe do ta shënojë Luksemburgu ku do të 48.3 për qind më shumë deri në 2050.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: