TIRANE- Sekretari i Grupit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën e krijuar pas deklaratave të Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, si i përfshirë në përgjimet e trafikut të drogës të bëra nga drejtësia italianë për Habilajt.

Salianji me anë të një statusi thotë se nëse ish-ministri vendos të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar do të ishte historike pasi, hetimet do shkonin tek të tjera persona, siç thotë ai.

Postimi i plotë:
Tahiri ka mundësinë historike të bëhet bashkëpunëtori më i madh i drejtësisë dhe i penduari i bandave. Të gjithë e dinë qê Rama është kreu dhe përfituesi më i madh politik dhe monetar i kriminalizimit të shtetit, Tahiri duhet ta dëshmojë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: