Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet mbi parashikimin e ekonomisë për 2023 dhe rritjen apo uljen e çmimeve si dhe sektorin e industrisë së ndërtimit.

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, u shpreh kritik për uljen e çmimeve për produktet ushqimore, duke argumentuar se është e vështirë të ndodhë sidomos për produktet që importohen.

“Do ulen apo do rriten çmimet? Për ato produkte ushqimore që ne importojmë nuk ka pse mendojmë se do ulen sot për nesër. Nuk mund të thuash se si do jetë, pasi varet dhe nga konsumi. në këtë sens kur flasim për rritjen e çmimeve. Mos të presim që do ketë ulje çmime në këto kushte. Ndaj viti 2023 mund të jetë një inerci por nëse nuk ndryshon niveli i konsumit dhe të ardhurave nuk ka si të ndodhë një ulje e çmimeve.”

Ndërsa në lidhje me sektorin e ndërtimit, Civici u shpreh se kundrejt riskut që ekziston, çmimet në zonat preferenciale po rriten, ndërsa ato në zonat periferike kanë tendencë të ulen.

“Kur themi ndërtim, nuk flasim vetëm për banesën. Kundrejt riskut që ekziston ka një diferencim, çmimet rriten në zonat preferenciale dhe në periferi çmimet e banesa nuk rriten por kanë tendencë të ulen.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb