Moti sot pritet të shoqërohet kryesisht me vranësira kalimtare gjatë gjithë paradites dhe orëve të pasdites. Sipas MeteoAlb, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore, por mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në veri dhe jug duke gjeneruar shira afatshkurtër.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rritje sjell edhe mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb