TIRANË- Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, njëherësh aleat i Lulzim Bashës thotë se ajo që po ndodh në Shkodër (përmbytjet) e Lezhë (arrestimi i kryebashkiakut) s’është gjë tjetër veçse skenari që ka përgatitur Edi Rama për këto dy qytete, aty ku sondazhet tregojnë se Rilindja do humbë zgjedhjet.

STATUSI I PLOTE
Capture
Qeveria braktis dhe shantazhon Bashkitë që drejtohen nga opozita!
Shkodra është totalisht e përmbytur nga uji. Reshjet dhe keqmenaxhimi i kaskatës së Drinit kanë krijuar një situatë tej mase emergjente!
Kryeministri hesht, ministrat sulmojnë Bashkinë, banorët dhe pronat e tyre në mëshirë të fatit!
Sondazhet e nxjerrin rilindjen sërish të humbur në Shkodër e Lezhë, ndaj kryeministri ka hartuar një strategji ogurzezë: të godasë Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe të gjunjëzojë kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar!
Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: