Analisti Shpëtim Nazarko deklaroi në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se në rastin e ndonjë konflikti të mundshëm mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo e fundit mund të shkonte në rrënjët e saj të vjetra, tek PS-ja.

Ai theksoi se kur u prish aleanca me PD-në në 2013-ën, LSI-së mori shumë vota edhe të administratës së asaj kohe.

“Divorci i LSI me PD është një përcaktim. Basha nuk mund të bëjë me atë aleancë. PD krijoi gypa për LSI dhe PDIU, që katërfishuan votat e veta. Kur ka ikur LSI në 2013-ën nga aleanca, ka marrë dhe një pjesë të administratës së PD-së. Do ishte mirë që Basha të përdorte LSI si Berisha dikur. Në rastin e një konflikti, LSI do të shkonte tek rrënjët e veta, tek PS e vjetër. Në këtë shumicë votash, një pjesë e votave ka ardhur nga pjesa rurale. Unë besoj se këtë shqetësim e ka dhe Ilir Meta. Nuk e ka mendjen tek Rama, por tek Basha. Ai është prek kohësh nën morsën e dy të mëdhenjve. Basha bën sikur e sheh, Berisha ka lojën e vet individuale. Është në kushtet e një morse të dy të mëdhenjve.”, tha Nazarko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb