TIRANE- Shtrëngata shiu dhe ulje temperaturash kanë karakterizuar fundin e gushtin dhe fillimin e shtatorit, por a rezervon moti ndonjë surprizë?

Duke iu referuar parashikimit të Meteoalb, territori i vendit tonë përgjatë ditës së enjte mbetet me kthjellime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore – verilindore.

Po sipas Meteoalb, pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore. Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: