Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë një parashikim lidhur me çështje që janë ende të lëna pezull me Kosovën, ndërsa thekson se do të jetë një vjeshtë e vështirë.

Vuçiç thekson se zgjidhja nuk do të jetë e mundur nëse Serbia nuk merr asgjë.

“Unë nuk e di se cila është ideja. Ajo që kisha si ide u refuzua nga të gjithë. Askush nuk e pëlqeu. Le të shohim se cila është ideja juaj, sepse ende nuk e kam dëgjuar, përveçse pashë më shumë presion mbi mua. Serbia nuk mund të pajtohet me pavarësinë ( e Kosovës) nëse nuk merr asgjë”, tha Vuçiç në një intervistë për Televizionin Prva.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: