Pas më shumë se 15 vitesh dominim në arenën e futbollit, duket se këto do të jenë vitet e fundit të shkelqimit të 2 top lojtarëve të momentit, Messi dhe Ronaldo.

Por ish- trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka parashikuar dhe se kush mund t’i pasojë ata pas pensionimit. Ronaldo është 35 vjeç teksa Messi është drejt 33 por Wenger sheh Mbappe si lojarin ideal që mund të marrë stafetën pas tyre.

Një mundësi e ka hedhur Wenger edhe tek sulmuesi tjetër i PSG, braziliani Neymar ndërkohë francezi ka besim se Angli tashmë mund të bëjë mirë me të rinjtë.

“Për momentin, lideri i garës mund të jetë Mbappe. Sigurisht që është edhe Neymar. Por Anglia, besoj, ka një shans të mirë. Tani ata po bëjnë shumë mirë në nivelin e rinisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb