SHBA- Miliarderi amerikan George Soros është shprehur se është i bindur që Presidenti amerikan Donald Trump, nuk do të ketë suksese në zbatimin e politikave të shpallura.

“Unë personalisht jam i bindur se nuk do të funksionojë. Jo pse njerëzit si unë do të duan që ai të dështojë, por për shkak të ideve të tij që në çojnë në kontradikta. Idetë e tij nuk kanë lidhje me progresin por janë regres dhe krijojnë vetëm konflikte dhe kjo do të shkaktojë dështimin e tij si president”, tha Soros për “Bloomberg News”, në darkën e mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, raporton Reuters.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: