“Eurosport” në gjuhën spanjolle në një parashikim të sajin për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Spanjë, e vlefshme për eliminatoret e “Rusi 2018”, tregon një rezultat të ngushtë.

Duke e ilustruar me një përballje virtuale të ish-kampionëve të botës me kuqezinjtë, “Eurosport” parashikon se rezultati do të jetë 0-1 për Spanjën. Madje, goli shënohet nga David Silva në mintën e 63-të.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës luhet të dielën, më 9 tetor, në orën 20:45. Ndeshje do të transmetohet për publikun spanjoll nga “LA1” e TVE-së.


257768768767 by PanoramaVideo

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb