Reshjet e shiut do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme, kryesisht gjatë pasdites dhe natës.

Kështu njofton sot “Meteoalb”, sipas së cilës, edhe temperaturat do të vijojnë të bien, duke arritur deri në minus 6 gradë celsius ditën e enjte.

Njoftimi i plotë:

Meteoalb Ju informon se :
Rreshjet me problematike kane rene gjate nates se shkuar , ndersa sot priten reshje te perkohshme por edhe kthjellime POR deri ne mbremje kur pritet nje fuqizim i fundit i reshjeve qe vijon deri oret e para te se martes.
Gjate kesaj kohe, ne Zonat Malore mbi 600 m do te kene bore te dendur, sidomos shtrirja nga Dibra ne Pogradec.
E Marta mbetet me reshje te pakta dhe e Merkura dhe deri te Premten, kryesisht kthjellime.
Temperaturat jane ulur me 2-3 grade ne mengjes por maksimumi mbetet rrerh 13 grade.
Renia vijon me e theksuar sonte ne mbremje dhe deri te enjten kur pritet MIN -6 grade, ndersa nuk do te kete Temperatura negative ne Zonat e Uleta.
Duke Ju falenderuar per vemendjen e mbeshtetjen Ju urojme Dite e Jave te mbare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb