FIER

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për “Real Story” në News24 për incidentet e fundit në vend, zgjedhjet, programin e PS dhe qeverisjen e maxhorancës. Sa i përket ngjarjes së Elbasanit, i pyetur për informacionin se në makinën pa targa të viktimës kishte para dhe karta identiteti Rama tha se kjo është ta vrasësh tjetrin dhe të mos e lësh të shkojë në botën tjetër pa e marrë zvarrë dhe njëherë.

“Ça janë këto muhabete, këto janë ta vrasësh tjetrin dhe të mos e lësh të shkojë në botën tjetër pa e zhgërryer dhe njëherë, pa e marrë zvarrë dhe pa e linçuar dhe njëherë një të vdekur.
Ça përgjegjësie. Cila është përgjegjësia e partisë sonë? Në cilën makinë? Nuk janë fakte ato që nxjerr PD. Nuk them asgjë për këtë. Unë them që këtë do ta trajtojnë organet e drejtësisë. Çfarë do thonë ato është ok. Po të arrijmë të diskutojmë sot përgjegjësia e PS…Pse u vra një njeri që dihet kush e vrau, pse e vrau, me kë ishte, kush ishte, unë nuk e di…”, tha Rama.

A parashikon tensionim të situatës pas zgjedhjeve? Rama tha se nuk i druhet asgjëje dhe se Shqipëria është në një sprovë të madhe karakteri.
“Unë nuk i druhem asgjëje. I druhem vetëm Zahos dhe vetes. Dhe Zotit patjetër, por kjo është shumë personale. Shqipëria është në një sprovë të madhe karakteri. Shqiptarët janë në një sprovë karakteri, nëse do e shohin në sy të ardhmen. Duhet të marrim përsipër të bëjmë mundimi ne nevojshëm dhe t’ia dalim apo do t’i biem shkurt dhe rrugët e shkurtra e kanë nxjerrë gjatë këtë popull dhe pastaj do t’i bien kokës me grushte kur të zgjodhën dhe të shikojnë në çfarë humnere tjetër ka rënë”, deklaroi ai.

Rama foli dhe për deklaratat e opozitës për fitore, teksa tha se ata e ndiejnë humbjen dhe janë të dëshpëruar.
“Në këtë ditë të sotme kam vetëm një konkluzion, ata po ndiejnë humbjen. janë të dëshpëruar në disa zona, ku nuk kanë mundësinë të arrijnë atë që kanë imagjinuar. për çfarë do e fitojnë Elbasanin, se i lanë një mal me plehra në mes të qytetit, se nuk bënë asnjë lloj investimi. Gjithçka që ka sot Elbasani, Librazhdi, Belshi, Cërriku është vepër e kësaj shumice. Do fitojnë këta në Durrës, si, për çfarë, për cilën arsyeje, se Durrësi ka hyrë në faqen e parë të një kapitulli fantastik. Dubai i vogël i Mesdheut. Apo do fitojnë në Vlorë, këta me Ilir Metën? Nuk e kuptoj se ka një limit fantazia. Si duket e ndiejnë dhe pastaj dëshpërohen dhe arrijnë në këto. Shpresoj që ky dëshpërim të mos përshkallëzohet. Ne do ruajmë qetësinë. Me durim do shkojmë në ditën e zgjedhjeve, t’i garantojmë njerëzve që do votojnë. T’i bëjmë të qartë të gjithë komisionerëve sepse ky është një sistem që do numërohet dy herë, njëherë partia pastaj kandidatët dhe çdo komisioner që prek një votë përfundon në burg. Kështu e ka ligji. Të dalë rezultati dhe kush fiton, fiton kush humbet, humbet. këta janë të destinuar të humbasin. Që këtu janë humbësa”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: