SHBA

Shërimi dhe rehabilitimi i Parashqevi Simakut po sjellin efekte pozitive edhe në karrierën e saj. Biznesmeni Elton Ilirjani i cili ka raporte të afërta me artisten, ka njoftuar se ajo po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock.

Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip. Sipas Ilirjanit, xhirimet janë realizuar ditën e diel në New York.

Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb