Deputeti i PS-së, Erion Braçe me tone të ashpra ka reaguar nga foltorja e Kuvendit ku foli pas raportit vjetor të kreut të AMF-së për sigurimet e qytetarëve për raste aksidentesh apo dhe për kriptomonedhat.

Braçe tha se kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një.

“Doja të flisja për disa çështje që lidhen me AMF-në, së pari për konkurrencën. Jemi dorëzuar para një tregu pa konkurrencë. Detyrimet e mbetura pezull, ku për to shkëlqen byroja. Këto detyrime mbeten në një nivel. Do doja t’ju kujtoja se këto detyrime lidhen me njerëz që kanë pësuar dëmtime në aksidente. Sistemi bonus e kemi bërë njërën në komisione, që të bëjë efektiv, dhe pas miratimit të ligjit nuk është venë në induksioni. E di cila është arsyeja, kompanitë. Po u vu në zbatim prishen përqindjet dhe përfitojnë qytetarët në fund fare”, tha Braçe.

Sipas tij “Shqetësimi i dytë është aktiviteti i kriptomonedhave, por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të cilësuar. Vetëm dy ditë pas komisionit, u vërtetua me zë dhe figurë që veprimtaria veprohej në mes të Tiranës. E verifikuar dhe çështja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhat. Ne duhet të përballemi jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kriptomonedhave kryhet në call centre në mes të Tiranës, dhe ky është krim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: