Të kesh para, ndonjëherë nuk mjafton.

Manchester City është një nga klubet më të mëdha të botës. Klubi i njohur i sheikëve ia ka dalë të afrojë në Manchester lojtarë shumë të mirë, pothuajse më të mirët e botës, duke iu ofruar atyre rroga që kalojnë çdo lloj normaliteti.

Sipas medieve spanjollë, “Qytetarët” kanë tentuar të joshin edhe Erling Haaland, bomberin e Borussias së Dortmundit, i cili me siguri do jetë në epiqendrën e merkatos që na pret në verë.

 

Oo
Oo

Manchester City i ka ofruar norvegjezit të sulmit 28 milionë euro në sezon. Përgjigja e lojtarit ka qenë ajo që më pak pritej: “Jo”. Haaland dëshiron vetëm Spanjën, me Real Madrid dhe Barcelonën që janë të gatshme ta luajnë El Classicon, por jo në fushën e lojës, por në merkato. Ai do vendosë për të ardhmen e tij brenda disa muajsh.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: