Marash Kumbulla te Juventus nuk është thjeshtë një thashethem merkatoje por një ide e qartë e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, një investim i sigurt për të ardhmen, për ketë duken të bindur dy drejtuesit e klubit Paratrici-Nedved.

Paratrici Nedved
Paratrici Nedved

“Goal.com” insiston se Juventus është gjithnjë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për lojtarë kaq të rinjë dhe me shumë perspektivë, Kumbulla është padiskutim një prej tyre. Vetëm 19 vjeç por një titullar fiks te Verona, qendërmbrojtësi kuqezi regjistron 10 ndeshje në sezonin e tij të parë në Serie A, plus një gol i shënuar. Kumbulla plotëson të gjithë kushtet për të qenë një investim i sigurt, një lojtar më shumë personalitet, i forte, taktik.

Marsha Kumbulla
Marsha Kumbulla

Paratrici dhe Nedved kanë nisur që tani punën të joshur talentin kuqezi, kanë vendosur gjithashtu kontaktet e para me drejtuesit e Veronas për të shmangur çdo konkurrencë të mundshme në të ardhmen. Strategjia është e qartë, Juventus kërkon të rinovoj prapavijën, lëvizja e parë ishte De Ligt ndërsa në verë pritet të paraqiten në dyert e Veronas me një ofertë konkrete për të transferuar në Torino qendërmbrojtësin kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb