FRANCË-Policia franceze ka arrestuar një 29 vjeçar në rajonin e Parisit, ndërsa organet e rendit vazhdojnë bastisjtet në mbarë vendin në kërkim të të dyshuarve në sulmet e muajit nëntor për të cilat mori përgjegjësinë Shtetit Islamik, njofton media franceze.

Si pjesë e hetimeve të zgjeruara lidhur me sulmet që lanë 130 të vdekur dhe mbi 350 të plagosur, organet e rendit kanë kryer 2,700 bastisje dhe kanë vënë 360 njerëz në arrest shtëpiak, njoftojnë autoritetet franceze.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: