Franca njoftoi sot se do të presë në muajt e ardhshëm 400 refugjatë të strehuar në Greqi, një dorë e shtrirë nga Parisi për një vend që është kthyer në vitin 2019 në portën kryesore të hyrje migratore drejt Europës.


 


“Ne kemi propozuar rilokalizimin e 400 refugajtëve drejt Francës”, theksoi Ministria franceze e Brendshme duke e justifikuar këtë ndihmë nga presionin migrator që po pëson Athina.


Greqia është bërë në vitin 2019 porta e parë e hyrjes së migrantëve dhe refugjatëve në Europë, me më shumë se 103 000 refugjatë dhe migrantë në territorin e saj”, sipas Komisariatit të Lartë për refugjatët (HCR) të OKB-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb