Agjencia franceze për konkurrencën e tregut ka gjobitur me 150 milionë euro kompaninë “Google” për “shpërdorim të pozitës së saj dominuese” në tregun e reklamave në internet.

“Metodat që përdor Google Ads janë të paqarta dhe të vështira për t’u kuptuar dhe se kompania i zbaton ato në një mënyrë të pabarabartë dhe arbitrare”, njoftoi Agjencia.Më poshtë gjithashtu urdhëroi “Google”-n të sqarojë se si përdor Google Ads dhe procedurat e tij për pezullimin e llogarive.

Kjo është gjoba e fundit kundër “Google”, pas disa gjobave europiane, e cila përballet me konkurrencë shumë të ulët për kërkime të biznesit në Europë.

“Google” u shpreh përmes një deklarate se do ta apelojë vendimin dhe se politikat e saj të reklamimit janë krijuar për të mbrojtur konsumatorët nga reklamat eksploatuese dhe abuzive.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb