Është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Paris Oksana Shachko, një nga katër themelueset e lëvizjes Femen, një lëvizje që ka lindur në Ukrainë në 2008. Njoftimin e ka bërë vetë grupi feminist, i cili njihet për protestat nudo. Pranë trupit të Shachko, 31-vjeç me kombësi ukrainase, ishte mesazhi i lamtumirës.

‘Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e Oksana’, ka deklaruar Shevchenco, një nga lideret e Femen që jeton në Paris.

Një tjetër themeluese e lëvizjes, Anna Gutsol, ka shkruar në Facebook: ’RIP. Më e guximshmja Oksana Shachko, na ka lënë. Jemi shumë të pikëlluar dhe jemi pranë miqve dhe të dashurve të saj’.

Gutsol ka shtuar që grupi Femer pret ‘versionin e policisë’, për vdekjen. Sipas Shevchenko, Chatchko është ‘vetëvrarë’.
(da.xa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb