SHBA
Paris Hillton është bërë nënë për herë të parë. Ylli i ka surprizuar të gjithë me lajmin e saj pasi askush nuk e dinte se ajo dhe bashkëshorti i saj Carter Reum ishin në pritje të një fëmije.

Biznesmenja dhe personaliteti i medias, 41 vjeç, dhe bashkëshorti Carter Reum së fundmi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, nëpërmjet një një nëne surrogate.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter e gjetëm njëri-tjetrin”, thotë Paris. “Ne jemi shumë të emocionuar që krijuam familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë të vogël.”

Ish-modelja postoi një foto të dorës së foshnjës së saj të porsalindur dhe krahas postimit ajo shkroi: “Tashmë të dua përtej fjalëve”. Influencerja mori urime të shumta nga miq dhe ndjekës të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb