Paris Hilton ka një dhuratë të veçantë për San Valentinin, një këngë të re të titulluar “I Need You”, që do të dalë pikërisht në festën e të dashuruarve.

Numërimi mbrapsht ka filluar disa ditë më parë me fotot seksi dhe vintage: “4 Days till #INeedYou”, “edhe 4 ditë për I Need You”, shkruante duke dalë nga një tortë nën petkun e Marilyn Monroe, deri në fotot e fundit ku shfaqet nudo në mes të petaleve prej trëndafili në “American Beauty”:

Në nëntor trashëgimtarja ka njoftuar që do të publikojë një album “deep house, techno-pop dhe electro-pop”.

Ajo thotë që është inspiruar nga yje si Katy Perry, DJ Chuckie, Michael Jackson dhe Madonna.
Bëhet fjalë për këngën e parë pas “Stars Are Blind”, që doli në 2006. Që atëherë Paris ka ‘ngrirë’ karrierën e saj të këngëtares dhe ka xhiruar nëpër botë si DJ.
Kënga “I need You” i kushtohet dashurisë së saj për modelin dhe aktorin Chris Zylka, me të cilin shpejt do të martohet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb