Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Google nuk mund t’i shmanget ligjit në Francë dhe se kompania duhej të paguante honorare për mediet, pas vendimit të grupit amerikan për të zbatuar rregulla të reja.

“Ne do të zbatojmë ligjin duke detyruar zbatimin e të drejtës së autorit në platformat për shpërndarjen e informacionit në internet”, u shpreh kreu i shtetit.

Macron kritikoi pozicionin e mbajtur nga Google në Gjermani e pastaj në Francë, që konsistonte në thënien: “Direktivat tuaja janë mjaft të këndshme, ligjet tuaja janë ndoshta të mrekullueshme, por jo dhe jo, më saktësisht, të gjithë ju do të na nënshkruani lirinë për të përdorur përmbajtjen tuaj, përndryshe ju heqim nga lista”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb