Paul Pogba dhe Manchester United zyrtarizuan divorcin para pak ditësh, pas disa vitesh bashkëpunimi.Sipas SKY UK, mesfushori deri tani ka marrë 3 oferta. PSG, Juventus dhe Real Madrid do bëjnë të pamundurën që të bindin francezin, për të kaluar në radhët e tyre. Për të marrë një vendim, Pogba-së do i duhen disa ditë reflektimi.

 

R5
R5

Sa i përket mundësive, Los Blancos mbeten një mundësi e mirë, pasi emri i madrilenëve tërheq këdo.

Rikthimi te Juventus është një alternativë. Te bardhezinjtë e presin me krahë-hapur, por situata duhet vlerësuar në disa aspekte.

PSG do ishte një ide e mirë nëse Pogba zgjedh paratë. Cila do jetë zgjedhja e futbollistit? Këtë do e tregojë vetëm koha.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb