PARIS,  – Rreziku më i madh për rimëkëmbjen ekonomike është një plan shumë i ngadaltë i vaksinimit, tha sot ekonomistja kryesore e OECD, Laurence Boone, duke paraqitur perspektivat e ndërmjetme ekonomike të organizatës në Paris.

“Ajo që po themi është se Europa nuk po tregohet mjaftueshëm efikase me vaksinat: duhet të prodhojmë shumë më shpejt”, specifikoi Boone.

“Mosvaksinimi mjaft shpejt rrezikon bllokimin e planeve të rimëkëmbjes”, paralajmëroi OECD, duke shtuar se disa vende nuk do të kthehen në nivelet e rritjes parapandemike para fundit të 2021-2022.

Sot, organi ndërkombëtar me bazë në Paris i rishikoi lart vlerësimet e tij të rritjes për ekonominë globale.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb