‘Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi zjarrin shkatërrues në katedralen e Notre Dame’ ka deklaruar një zëdhënës për  CNN.

Prokurorët do të hetojnë pistën “shkatërrim të pavullnetshëm nga zjarri”, tha zëdhënësi i prokurorisë.
Ndërkohë presidenti Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit shkatërrues që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.

Ai njoftoi se, duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar Katedralen.

Notre-Dame është monumenti historik më i vizituar në botë, çdo vit ajo shihet nga rreth 13 milion turistë. Ajo u ndërtua mes viteve 1163 dhe 1344. Vitin e kaluar Kisha Katolike Franceze apelonte për të mbledhur fonde dhe për të filluar punën e restaurimit në strukturën e saj.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb