Ishte transferimi më i goditur I Milan në merkaton e verës së shkuar, ndërsa menjëherë u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi. Theo Hernandez la shenjë që në sezonin e tij të parë në Serie A, duke tërhequr nga vetja edhe vëmendjen e shumë klubeve. Më i interesuar nga të gjithë është Paris SG. Kampionët francezë kanë aktivizuar drejtorin sportiv Leonardo për të rrëmbyer mbrojtësin e majtë të Milan.

134815016 1a9d77ff Aabb 4710 Ae26 54478462fbfd
134815016 1a9d77ff Aabb 4710 Ae26 54478462fbfd

Në pamje të parë, ky operacion nuk është i lehtë, pasi klubi kuqezi kërkon ta mbajë futbollistin, ndërsa edhe vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm. Pikërisht në këtë detaj, Leonardo dhe Paris SG mund të përfitojnë. Milan drejtohet nga Ivan Gazidis në rolin e administratorit të deleguar dhe e shkuara e tij te Arsenali tregon se idetë e tij në biznes prevalojnë mbi ato sportive. E thënë më qartë, ai mendon se çdo lojtar mund të largohet me ofertën e duhur. Për momentin, Milan mund të mbështetet te Theo Hernandez, por tifozët kuqezi nuk duhet të jenë të qetë për të ardhmen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb