Nuk ka paqe për Paris SG. Përveç problemeve në skuadër dhe “markimit” të fortë që i bën UEFA për Fair-Play Financiar, klubi parizien duhet t’i bëjë llogaritë edhe me akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi presidentin Nasser Al Khelaifi. Ky I fundit është pronar I platformës televizive Bein Sport dhe kjo kompani ka sjellë probleme për sheikun, pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet zviceriane për të drejtën televizive të Botërorit 2026 dhe 2030.

110316206 Cac22d31 E8d3 4ddf 8306 A3b0ca6f70ec
110316206 Cac22d31 E8d3 4ddf 8306 A3b0ca6f70ec

Sipas akuzës, Al Khelaifi ka arritur të fitojë të drejtën e transmetimit nga platforma e tij telvizive, duke korruptuar zyrtarët e FIFA-s. Një prej tyre, ish-sekretari Jerome Valcke, që shpesh herë kishte përdorur vilën private të sheikut në Sardegna. Për autoritetet zviceriane, pronari i Paris SG është avantazhuar nga Valke, edhe ky nën akuzë për korrupsion dhe falsifikim dokumentash pas skandalit që tronditi nga themelet qeverinë botërore të futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb