Vendosmëria e Neymar për t’u rikthyer te Barcelona e detyron Paris SG të ulet në tavolinën e bisedimeve për të gjetur një marrëveshje që është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Mediat katalunjase këmbëngulin se kontaktet janë vendosur, duke hedhur në tavolinë disa opsione, por që deri tani janë shumë larg pretendimeve të secilës palë.

C 29 Fotogallery 1025881 Imagegallery Imagegalleryitem 15 Image
C 29 Fotogallery 1025881 Imagegallery Imagegalleryitem 15 Image

E vetmja gjë që bashkon Paris SG dhe Barcelonën është formula: para dhe kartonin e një prej yjeve të kampionëve spanjollë. Barcelona është gati të paguajë 120 milion euro plus kartonin e Felipe Coutinho. Nga ana tjetër, parizienët bien dakord me shifrën, por në vend të sulmuesit brazilianë kërkojnë Ousmane Dembele, që vetëm pak ditë më parë klubi katalunjas e cilësoi si të pashitshëm. Por ky status për sulmuesin francez mund të ndryshojë, nëse kampionët e Ligue 1 pranojnë të ulin pretendimet e tyre financiare për Neymar.

C 29 Fotogallery 1025881 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image
C 29 Fotogallery 1025881 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat shumë pranë Barcelonës, kjo e fundit do të tërhiqej nëse do të duhet të paguante 100 milion euro për Neymar. Nuk duket një “sconto” e madhe, por do të ishte e tillë nëse merret në konsideratë i gjithë operacioni, pasi sulmuesi brazilian ka pranuar të ulë ndjeshëm përfitimet e tij financiare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb