NGA AURENC BEBJA

“Paris-soir” ka botuar të dielën e 16 prillit 1939 dy fotografi të rralla të pallatit mbretëror të Zogut, i shkatërruar nga “populli”, të cilat Aurenc Bebja i ka sjellë për publikun shqiptar:

“Sapo trupat italiane hynë në Tiranë, pallati i mbretit Zog u pushtua, dhe disa ditë më vonë na erdhën nga Italia disa fotografi që vinin në dukje pjesët e pallatit të plaçkitura dhe të vandalizuara nga “populli”.

Kjo duket e vështirë të besohet që ndërtesa nuk u mbrojt dot ndaj një popullatë e cila nuk kishte arsye për të shkatërruar banesat e mbretit Zog.

Majtas: Dhoma e Mbretëreshës Geraldinë dhe shtrati ku princi i vogël erdhi në jetë.

Djathtas: Kabineti ku punonte mbreti.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-dy-fotografi-te-rralla-te-pallatit-mbreteror-te-zogut-i-shkaterruar-nga-populli/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb