Blaise Matiudi pati një sezon pozitiv me Juventusin, por qershia mbi tortë ishte fitimi i Botërorit me Francën. 31-vjeçari ishte një pikë referimi në mesfushë për “gjelat”, por para kompeticionit në Rusi nuk ishte i sigurtë për triumfin, aq sa bëri edhe një premtim: “Do shkoj nga Parisi në Torino me biçikletë nëse fitojmë Botërorin”.

Pak ditë më parë Matuidi mbërriti në Torino dhe për “Premium Sport HD” deklaroi: “Unë gjithmonë do të jem një kampion botëror dhe kjo është një krenari e madhe. Por tani një sezon i madh më pret te Juventusi, aty ku Cristiano Ronaldo sapo ka ardhur për të na ndihmuar të fitojmë tituj”.

Nesër Matuidi do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës ndërsa për premtimin deklaroi: “Është një premtim i imi, por do të jetë e nevojshme të gjejmë kohën, sepse nuk do të jetë e lehtë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb