PARIS-Mbi 200 skelete janë zbuluar nën një supermarket në Parisin qendror, që dikur ishte vendndodhja e një spitali dhe varreze të shekullit të 12-të. Spitali u shkatërrua në fund të shekullit të 18-të dhe varreza u zhvendos. Media franceze njoftoi dje për këtë zbulim nën dyqanin Monoprix në rrugën Sebastopol.

Skeletet u zhgroposën në janar gjatë një procesi rindërtimi në janar në katin e poshtëm të një supermarketi Monoprix në bulevardin Sebastopol. Arkeologët thonë se eshtrat u varrosën në tetë varre të mëdha.

Ekspertët thonë se kujdesi që ishte treguar për varrosjen e trupave tregonte se bëhej fjalë për viktima të një sëmundjeje, dhe jo të një konflikti.

Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Arkeologjike do të kryejë studime historike për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e atyre që ishin varrosur në varrezat e sapozbuluara. Provat e ADN-së do të vërtetojnë nëse ka lidhje gjenetike të mundshme mes tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: