Franca fillon një tjetër betejë kundër kolosëve të internetit Google dhe Apple, njoftoi ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire për radion RTL.

”Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktika tregtare abuzive, në Gjykatën Tregtare të Parisit”, deklaroi Le Maire.

Në këtë padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht si edhe çështja e rifreskimit të të dhënave.

“Të gjitha këto janë të papranueshme, nuk është ajo që presim. Ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi siç jemi trajtuar deri tani”, theksoi Le Maire, shkruan atsh.

”Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, shtoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb