PARIS– Qeveria franceze shprehu sot vullnetin e saj që të shndërrojë luftën kundër racizimit dhe antisemitizmit në një çështje kombëtare, disa ditë pas sulmit në Paris të një çifti për shkak të origjinës së tyre hebreje, që ngjalli indinjatë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, theksoi ndjenjën e shqetësimit që përshkon komunitetin hebre të Francës, më i madhi në Evropë, përballë një patologjie të vërtetë sociale, në rritje të njeshme në vend.

“Ne duhet ta shndërrojmë luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit në një çështje kombëtare duke i bashkangjitur të gjitha administratat përkatëse, deputetët, shoqatat, përfaqësues të kulturave të ndryshme”, deklaroi ai.

Ministri shprehej para disa qindra personave të mbledhur në Kreteil, në periferi të Parisit, për të kritikuar sulmin e gjashtë ditëve më parë në këtë qytet ndaj një çifti hebre, ku vajza e re u dhunua dhe apartamenti u shkatërrua.

Sipas hetuesve, “tre agresorët niseshin memendimin se të qenurit hebre do të thotë se je i pasur”. Ata dyshohet se kanë rrahur me grushta në fillim të nëntorit, një 70 vjeçar të besimit hebre në të njëjtin qytet.

Veprimi i tyre shkaktoi një emocion të fortë ne vend dhe komuniteti hebre, duke i kërkuar presidentit François Hollande që të dalë para popullit dhe të dënojë të enjten këtë të keqe që po përshkon shoqërinë franceze.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: