PARIS– Franca kërkon një përforcim të luftës kundër terrorizmit në nivel evropian, deklaroi sot ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, duke deklaruar një rritje të forcave të policisë në vend pas atentateve në Bruksel.

“Ne jemi në luftë. Përballë kësaj lufte, nevojitet një mobilizim i të gjitha institucioneve”, theksoi nga ana e tij kryeministri, Manuel Valls, në përfundim të një mbledhje urgjente të thërritur nga presidenti francez, François Hollande.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: