Qyteti i Parisit nuk do t’i transmetojë ndeshjet e Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Katar. Kryeqyteti francez iu bashkua qyteteve të tjera si Lille, Strasburg, Reims, Bodrdeaux e Marseille për bojkotimin e Kupës së Botës.

Në kryeqytetin francez nuk do të vendoset asnjë ekran gjigant gjatë ndeshjeve, qoftë edhe për ndonjë ndeshje të rëndësishme për “Les Bleus”. Nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan, e ka arsyetuar vendimin në një bisedë për agjencinë “AFP” me “kushtet e organizimit të këtij Botërori, si në aspektin mjedisor ashtu edhe në atë social”.

Ai theksoi po ashtu se ky bojkot lidhet edhe me periudhën e mbajtjes së kësaj gare, për faktin se ajo do të zhvillohet në muajin dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb