RUSI– Nëse keni menduar ndonjëherë të vizitoni Rusinë, fillimisht sigurohuni se e keni parkuar veturën tuaj në vendin e duhur.

Një video e postuar në internet, që shfaq momentin kur një automjet konfiskon një makinë në një qytet në Rusi, por mënyra si e merr mjetin ka bërë që filmimi të bëjë xhiron e botës.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një ‘merimangë’ siç jemi mësuar t’i shohim në rrugë, por për një kamion i cili ndëshkon shoferët që i kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Në momentin që kjo ‘merimangë’ është telefonuar nga policia për të marrë një makinë që ishte parkuar në një vend të ndaluar, ai me lugën e tij e hedh atë në rimorkion e tij duke e dëmtuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: