TIRANË-Akil Kraja, anëtar i djathtë i Këshillit Bashkiak të Tiranës deklaroi sot se janë kundër vendimit për parkimet me pagesë, gjë që sipas tij e mbështesin dhe qytetarët.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Kraja theksoi se Këshilli Bashkiak mbështet rregullimin e parkimeve, por kjo skemë është e shtrenjtë, dhe nuk është konsultuar. Nga ana tjetër ai pohoi se rregulli nuk është i qartë për rezidentët.

“Sot për sot, ashtu si në rrafshin kombëtar, konstatojmë se nuk ka vizion. Dhe për Tiranën konstatojmë se mungojnë koshat e plehrave dhe nuk ka asnjë zgjidhje për landfillin. Sot, në mungesë të vizionit, hajde të vëmë kosha plehrash deh të vëmë në punë gjatë natës pastruesit, siç po ndodh. Nga ana teknike, ne duhet të hapim një debat për planin zhvillimor të Tiranës.”, citoi Kraja.

Nga ana tjetër, Këshilli i djathtë Bashkiak tha se Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk ka një parkim nëntokësor.

Teksa u ndal tek çështja e transferimit të romëve në zonën e Liqenit Artificial, Kraja bëri me dije dhe institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka qenë dakord me mënyrën sesi u lëviz ky komunitet. “Nuk jemi ne kundër. Por Avokati i Popullit në një letër zyrtare ka bërë qasjen e këtij problemi. I marrin njerëzit me kamion dhe i kanë çuar në disa vende që si kanë gjetur ende. Ajo qasje ka qenë shumë e ngutshme, këtë e thotë dhe institucionet që trajtojnë të drejtat e njeriut.”, tha Kraja.

Kraja deklaroi se në Tiranë janë dhënë 5 leje ndërtimi dhe në zonën e Liqenit, në një kohë që sipas tij Veliaj premtoi se s’do e lejonte këtë gjë. “Në një kohë që Erion Veliaj dha fjalën se s’do të jepte asnjë leje ndërtimi. Ne nuk jemi bllokues. ne që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak dhamë votën pro për banesat Sociale. Nuk e di pse ka një tentativë për të mbushur mediat me zhurmën dhe publikun.”, theksoi Kraja.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: