TIRANE– IKMT ka nisur operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në këtë zonë gjenden një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje.

Objektet shërbejnë për funksione të ndryshme dhe janë të madhësive të ndryshme. IKMT parashikon që ky operacion të vijojë për disa ditë.

Për disa prej këtyre objekteve, IKMT ka përdorur edhe lëndët eksplozive. Mbasditen e sotme, një nga këto objekte është shembur me eksploziv.

Parku Kombëtar i Butrintit është destinacioni turistik më i vizitueshën gjatë gjithë vitit dhe ka vlera historike dhe kulturore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb