Historiani Neritan Ceka i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për debatin e krijuar lidhur me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Historiani Ceka u shpreh se në Butrint duan të ndërtojnë qendra biznesi si edhe hotele.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, ai tha se për këtë çështje duhet të pyeten dhe të lejohet të flasin ekspertët, ndërsa shtoi se Parku i Butrintit sot arrin të nxjerrë 1 mln euro në vit.

“E keqja qëndron se duan të ndërtojnë hotel, një qendër biznesi. Materiali duket se është i përkthyer. Parku i Butrinti sot nxjerr 1 mln euro në vit dhe këto pjesa më e madhe shkojnë në arkën e shtetit dhe pjesa tjetër në arkën e Butrintit. Sot në arkën e Butrintit ka më shumë se 1 mln euro. Shpikin gjëra që e diskretitojnë këtë formë. Menaxhimi do të bëhet nga njerëz që nuk janë arkeologë, nuk ka njerëz që u dhimbset Butrinti.

Këta gjithashtu marrin njerëz të huaj, plani për Butrintin nuk ka transparencë. Pra ky është një model i ri dhe do një ekspertizë të mirë nga ata që e njohin dhe duan Butrintin që për fat janë gjallë. Ata kanë marrë ekspertin nga Amerika, por unë nuk e shkruaj dot që në Butrint të bëhet hotel. Unë do të thoja nëse ka arritur në Parlament është hap i mirë dhe parlamenti duhet të marrë ekspertët. Si mund të vizitohet Butrinti me 18 euro dhe do të shkojë deri në 20 euro. Një familje që shkon atje pas dreke me katër vetë, ju i paguani dot me 80 euro. Me 80 euro ti rri gjithë ditën. Kështu që të futen në realitetin shqiptar, të kuptojnë që shqiptari nuk mund ti paguajë këto. Ne nuk mund ta bëjmë Butrintin vitrinë të Shqipërisë. Pra hajdeni ju me turistë botërore dhe shqiptari shkretë të rrijë atje me bukë me djathë”, tha historiani Neritan Ceka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb