TIRANË- Në seancën e sotme parlamentare deputeti socialist Erion Braçe ka debatuar me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani në lidhje me koncesionet. Braçe ka kërkuar rishikim të gjitha koncesioneve dhe kontratave të qeverisë së kaluar. Nga ana tjetër, ministri Cani tha se auditi po bëhet për të gjitha kontratat koncesionare.

“I kërkoj qeverisë sime të rishikojë koncesionet. Rishikim të çdo kontrate të qeverisë së kaluar. Kanë kaluar 2 vite, është e patolerueshme”, ka thënë Braçe.

“Auditi do të bëhet për gjitha kontratat koncesionare. Auditi do të bëhet sipas radhës për të gjitha kontratat. Kemi një program, do t’i bëjmë me radhë auditimet. Për të gjitha abuzimet me koncesionet, hetim serioz”, është shprehur ministri Cani. Ndërkohë deputeti Braçe ka kërkuar edhe që skanimi të ofrohet nga shteti. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb