TIRANË- Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj, i cili ka marrë mandatin e lënë nga Eduart Halimi. Veliaj do të ulet për herë të dytë si ligjvënës në parlament.

Ai mori mandatin pasi dy gra që ishin në listën e kandidatëve hoqën dorë për arsye personale.

Më pas, parlamenti ka vijuar sipas rendit të ditës me interpelancën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ka qenë deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila ka thirrur në interpelanca Nikollën, në lidhje me problemet në arsimin e lartë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb