Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.

Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.

Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm miratuan mocionin, që do të thotë se disa dhjetëra deputetë të opozitës i janë bashkuar qeverisë dhe kanë votuar pro.

Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD.

Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të kalibrit të rëndë, përfshirë tanke, për forcat e armatosura ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: