Me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Parlamentin e Malit të Zi, u zgjodh Qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviçit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

Në zgjedhjet e 3 gushtit, kryeministri i sapozgjedhur, si një person jopartiak, ishte bartësi i tri koalicioneve që fituan pushtetin, i cili përbëhet kryesisht nga Fronti Demokratik Pro-Serb.

Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapië, njoftoi para betimit, se Qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

“Ne, të gjithë duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, që qytetarët të ndihen më mirë dhe që Mali i Zi të transformohet në çdo kuptim. Kjo qeveri do të jetë shërbyese vetëm e qytetarëve. Kjo është Qeveria e viktimave, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar më të mirën e përbashkët. Të gjithë ministrat janë gjithashtu viktima për të gjithë. Ne gjendemi në një situatë ku çdo ditë është e çmuar. Gjëja më e rëndësishme është që fitorja e 31 deputetëve u shpreh sot, dhe kjo është fitorja e njerëzve dhe qytetarëve. Përjetoni këtë si një masë të së ardhmes sonë të re, “tha Krivokapiç para votimit.

Qeveria e re do të ketë një nënkryetar dhe 12 ministra, raportojnë mediat vendase.

Dritan Abazoviç nga URA, u zgjodh i vetmi nënkryetar, kështu që, meqenëse Aleksa Beqiç, nga demokratët u zgjodh më parë kryetar i parlamentit, tre udhëheqësit e koalicionit fitues zunë pozicionet kryesore në vend. Sigurisht, duke mos llogaritur pozicionin e kreut të shtetit, i cili i mbetet udhëheqësit të DPS-së, Milo Gjukanoviq, mandati i të cilit zgjat deri në 2023.

Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA. Kundës qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb